Dita e fundit si president, Meta: Ishte nder dhe privilegj të shërbeja në këto pesë vite

0
143

Vetëm pak orë para se t’i dorëzojë detyrën Bajram Begajt si kreu i shtetit, Ilir Meta në ditën e fundit si president, shprehet se ishte nder dhe privilegj t’i shërbente popullit në këto pesë vite.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta teksa ka ndarë një foto me dy vajzat dhe djalin e tij, ka uruar paqe e mbarësi për çdo familje shqiptare.

Postimi i plotë

Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.

Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!