Dita e pestë e protestave, fermerët e Devollit: Kemi falimentuar

0
118

Qytetarët dhe shoqëria civile kanë dalë në ditën e 5 të protestave kundër rritjes së çmimeve në vend. Në Devoll të parët që kanë dalë kanë qenë fermerët. Ata janë grumbulluar në hyrje të qytetit përballë drejtorisë së Bujqësisë. Fermerët po zhvillojnë një protestë paqësore, ndërsa kërkojnë uljen e çmimit të naftës, çmimeve të produkteve të tjera ushqimore si dhe uljen e çmimit të plehërave kimike.

Protestat tona janë të qarta nuk është dita e parë është dita e shumtë. Me ato përgjigje që po jep Rama nuk është zgjidhje. Është gënjeshtër e mashtrim. Nafta është kryesorja. Është gërma A e jona që ne pa të s’e mësojmë dot atë ligjin që venë ata. Ne kemi falimentuar. Ne i mbollëm tokat dhe s’i shërbejmë dot tani. Do shkojmë t’i korrim dhe si ti hedhësh dhe ta shesësh atë prodhim”, tha një fermer.

Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale pro edhe deklaratave të organizatorëve në ditën e djeshme, tubimi në Tiranë do të fillojnë ditën e sotme në orën 11:00 në qendër të kryeqytetit për të vijuar më pas drejt kryeministrisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve është vendosja nën kontroll e çmimeve dhe nisja e hetimeve për operatorët që mund të kenë abuzuar me qëllim përfitimi nga situata e krijuar nga situata në Ukrainë.

/abcnews.al