Dita më e nxehtë e qershorit, fundjava sjell kthesë të motit

0
211

Dielli përvëlues thuajse i zbrazi rrugët e Tiranës mesditën e të enjtes.  Ata që ishin të detyruar të dilnin në qytet  nxitonin të mbyllnin punët me ngut.

Një kapele, freskuese apo shishe me ujë  ju vjen në ndihmë në këtë rast. Sipas meteorologëve kjo është dita më e nxehtë deri tani.

Vlerat e termometrit shënojnë deri në  9 gradë më shumë se normalja e muajit.

“Temperaturat e ajrit regjistrojnë vlerën 36-37 gradë Celsius në qarkun e  Elbasani dhe Beratit dhe zonat e bregdetit. Temperature të larta janë shënuar edhe nga Shkodra, Tirana, Berati si pasojë e valës së të nxehtit që ka prekur rajonin e Ballkanit, por territori shqiptar ndodhet në periferi dhe kjo bën që të kemi temperatura diku 9 gradë më shumë se normalja”, ka thënë meterologu Hakil Osmani.

Freskimin e motit pritet ta ndiejmë gjatë fundjavës.

Meteorologët parashikojnë rënie të temperaturave me 3-4 gradë celcius dhe reshje shiu në zona të caktuara.

Dita e nesërme sjell një rënie të lehtë të temperaturave, pjesa e dytë e së premtes do të sjellë shtim të vranësirave dhe rrebeshe të izoluara. Jugu pritet që gjatë fundjavës të jetë dhe zona ku do të jetë më pak e përfshirë nga reshjet”, ka thënë Osmani.

Java mbyllet me mot të paqendryeshëm. Po me te njëjtat kushte meteorologjike  pritet të nisë dhe java tjetër./abcnews.al