Dita më e vetmuar e jetës suaj mund të ketë qenë sot nëse i përkisni këtyre shenjave! “Fajin” e ka Hëna

0
280

Në zemër të verës, disa jetojnë momentet e tyre më të mira, por të tjerë vuajnë nga vetmia.

Më 17 gusht, tre përfaqësuesit e mëposhtëm të zodiakut, mund të ndjejnë ose të kenë ndjerë se po përjetojnë ditën më të vetmuar. Mund të fajësoni Saturnin dhe Hënën, por kjo gjendje do të kalojë.

Luan

Është stina juaj e ditëlindjes, por kjo nuk ju mbron nga trishtimi, veçanërisht nëse njerëzit që keni shpresuar nuk ju kanë uruar mirë. Sot mund të pendoheni për disa nga veprimet tuaja. Në të vërtetë nuk keni ndonjë arsye serioze për t’u ndjerë keq – ndjenjat e vështira janë deri diku zgjedhja juaj, një fazë që do të kalojë shumë shpejt dhe konkretisht, për shumë prej jush, nesër!

Bricjapi

Hëna nuk do të jetë në anën tuaj sot, por ju mund të mësoni shumë nga sfidat e ditës dhe efektet e tyre në disponimin tuaj. Para së gjithash, mund të ndiheni vetëm, por mos harroni se nuk jeni i vetmi që ndiheni kështu dhe se nesër do të jetë një ditë më e mirë. Nëse nuk mund të shmangni momentet e vetmisë, relaksohuni dhe shijoni shoqërinë tuaj.

Ujori

Preferoni ta jetoni jetën tuaj sipas kushteve tuaja, edhe pse thellë e dini se thjesht nuk mund të bëhet. Ose të paktën jo për një kohë të gjatë. Sot ndjeni nevojën për t’u izoluar në botën tuaj, por ndërkohë dëgjoni mesazhet që universi po përpiqet t’ju dërgojë dhe pajtoheni me përgjegjësitë tuaja.

 

Top Channel