Ditë zie në nder të Nishanit, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në ceremoni.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbërritur në Presidencë për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-kreut të shtetit shqiptar, Bujar Nishani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
E shoqëruar nga një delegacion nga Kosova, Osmani u prit në hyrje të Presidencës nga Ilir Meta.