Ditë zie në Serbi! Flamujt ulen në gjysmështizë edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë

0
24

Në disa komuna me shumicë serbe në Kosovë flamujt serbë u ulën në gjysmështizë për shkak të ditës së zisë, të shpallur nga qeveria serbe për shkak të vdekjes së 14 personave pas shembjes së një strehe betoni mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad.

Në Graçanicë flamujt e Serbisë janë ulur në gjysmështizë.
Flamujt serb u ulën në gjysmështizë para Komunës së Graçanicës si dhe disa institucioneve tjera.
Në manastirin e Graçanicës, besimtarët ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë në Novi Sad.

Në Leposaviq, gjithashtu, raportohet se flamujt serbë u ulën në gjysmështizë, sipas mediave vendase.