Stafi mjekësor i Urgjencës së Elbasanit është duke punuar me staf të plotë për të përballuar rastet e njoftuara për festat e fundvitit. Bluzat e bardha këshillojnë banorët që gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve, të mos abuzojnë me pijet alkoolike dhe ushqimet e tepërta, pasi nga eksperienca e viteve te kaluara, rastet kanë qenë të shumta.
Nga ana tjetër edhe prindërit duhet të bëjnë kujdes me fëmijët sidomos në përdorimin e fishekzjarrëve.
Rtsh
Urgjenca e Spitalit Rajonal ne Elbasan është e përgatitur që të përballojë jo vetëm rastet e aksidenteve që vijnë si pasojë e konsumimit të alkoolit gjatë këtyre ditëve, por dhe me numrin e shtuar të pacientëve të cilët marrin mjekim nga virozat stinore.