Martesa 6 vjeçare e Kim Kardashin dhe Kanye West duket se është drejt fundit, ndërkohë që burime të afërta thonë se divorci është i pashmangshëm për çiftin e njohur. Kim po përgatitet të ndahet nga reperi i njohur, ndërkohë që ai është “ngopur” me të gjithë Kardashianët.
Viti i kaluar ka qenë i vështirë për çiftin i cili është parë duke biseduar për zgjidhjen e një krize të mundshme.
Me anë të disa postimeve në Twitter, Kanye akuzon Kim se ajo u përpoq “ta mbante mbyllur” dhe ai donte të divorcohej.
Kanye gjithashtu bëri një kandidim të dështuar për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020 dhe gjatë tubimit të tij u tha të pranishmëve se Kim donte ta abortonte vajzën e tyre North.
Përfaqësuesit e çiftit deri tani kanë qenë të padisponueshëm për komente, sipas DailyMail.
Një burim i afërt i çiftit tha se “martesa e tyre ka mbaruar” dhe tani janë në diskutime për ndarjen e pasurisë, pasi gjatë vitit të kaluar kanë jetuar të ndarë.
Është pohuar se Kim ka punësuar avokaten Laura Wasser, e cili është themeluesja dhe CEO e shërbimit të divorcit në internet.
“Ata nuk duan ta bëjnë publike, por janë duke biseduar për një zgjidhje të mundshme. Kim ka punësuar Laura Wasser dhe divorci është i pashmangshëm,” ka thënë burimi i afërt i çiftit.
ora news