Në puntatën e sotme të emisionit “Mirëmbrëma Yje,” e moderuar nga Arbana Osmani, ishte e ftuar këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj.
Për artisten duket se ky vit nuk ka qenë mjaft i lehtë, pasi ka pasur projekte të shumta e pavarësisht punëve, ka pasur edhe një periudhë të vështirë për shkak të divorcit nga aktori Bes Kallaku.
E pyetur nga Arbana se cila ishte arsyeja e ndarjes, Xhensila u shpreh se:
“Mendoj se në çdo lloj marëdhënie shoqërore, intime apo familjare, ku veprat me fjalët nuk kanë shumë përputhshmëri, kur komunikimi humbet peshën e rëndësisë që ka dhe ka debate, bëhet toksike dhe e dëmshme për mua, për fëmijët dhe për të. Një vendim duhej marrë dhe unë mora vendimin tim.”