Djali i David Beckham bën xhiro me “Maserati” 65 mijë funtash rrugëve të Londrës

0
185

18 vjeçari Romeo u fotografua me makinë luksoze në Londër/

 

Djali i David Beckham, Romeo, ngiste makinën nëpër Londër dhe atë një makinë që shumica e 18-vjeçarëve mund ta ëndërronin, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.

Ai u fotografua pas timonit të një Maserati Levante me shkëlqim, e cila fillon me çmim prej 65,000 funta por mund të kushtojë shumë më tepër.

Romeo u pa me një kapele bejsbolli, dy vathë dhe një bluzë të zezë ndërsa po ngiste veturën rreth Londrës.

Levante elegant është prodhuesi luksoz italian i makinave, siç përdoret shpesh si makinë familjare.

Fëmija i dytë i Beckham u pa më vonë duke takuar shokun e tij HRVY, që njëherësh është këngëtar dhe YouTuber.

Ata u panë duke ecur në rrugë në qendër të Londrës, me ish-yllin e Strictly Come Dancing, 22 vjeç, duke mbajtur një maskë në fytyrë.

Romeo, i cili u pa me flokë të bardhë dhe vathë, prej kohësh është akuzuar për vjedhjen e stilit të babait të tij.

Legjenda e futbollit David, i cili ka fjalin me gruan Victoria, kohët e fundit ndryshoi stilin e flokëve në të barhda, një stil që ai e bëri në vitin 2007.

Romeo së fundmi festoi dy vjetorin e lidhjes me të dashurën modele Mia Regan, duke postuar një seri fotografish të këndshme të tyre së bashku. /Lajmi.net/