Djali i reperit Duda përplaset nga makina dhe përfundon në spital

0
175

Reperi i njohur shqiptar, Duda disa ditë më parë festoi 35-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast publikoi një foto familjare me 3 fëmijët e tij, shkruan lajmi.net.

“Sot bëj 35 vjeç, fëmijët sa unë vetë… faleminderit Zotit për gjithë këto vjet me gjithë këto të mira”, shkroi Duda përkrah fotos me fëmijët e tij.

 

Ndërsa së fundmi familja e reperit është gjendur në një situatë mjaft të vështirë, kjo sepse njëri nga djemtë e tij është përplasur nga një makinë në Londër dhe ka përfunduar në spital.