Djali i xhaxhait e vrau me 6 plumba! Detaje nga vrasja në Vlorë

0
4

Kanë dalë detaje të reja nga krimi i ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Selenicës, ku u vra me armë zjarri Dallan Alliaj, 36 vjeç.

Bëhet me dije se autori i dyshuar është djali i xhaxhait të viktimës.

Viktima ka marrë 6 plumba në trump, ndërsa trupi i pajetë i 36- vjeçarit është gjetur nga familjarët e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20: 25 minuta, ndërsa mësohet se autori është Bertil Alliaj, djali i xhaxhait të tij.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Bertil Alliaj është një prej personave të përfshirë në masakrën e Çoles.

Njoftimi:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. A., i cili dyshohet se në fshatin Gjorm ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin D. A.

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.