Djali me proteza mbledh 1 milionë paundë në maratonë për spitalin që e shpëtoi

0
263

Një djalë 5 vjeçar me dy këmbë protezë ka plotësuar një ecje heroike dhe ka mbledhur më shumë se 1 milionë paundë për spitalin që i shpëtoi jetën.

Tony Hudgell iu hoqën të dyja këmbët në një operacion në 2017 si rezultat i abuzimi që kishte vuajtur nga prindërit e tij biologjikë.

Tashmë në një familje adoptuese, ai sfidoi veten të mblidhte 500 paunë për spitalin që i shpëtoi jetën.

Këtë ai donte ta arrinte duke ecur 10 km në 30 ditë, i frymëzuar nga heroi i tij, Kapiten Moore.

Si ai, Tony e tejkaloi shumën e parashikuar dhe arriti të mblidhte më shumë se 1 milionë paundë.

 

© SYRI