Djali vret nënën për një gotë ujë, detaje nga ngjarja tragjike

0
102

Një 59-vjeçar ka vrarë të ëmën 84-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së martës, 26 korrik në Selanik.

Sipas medieve greke shkak i vrasjes tragjike ka qenë një gotë ujë.

84-vjeçarja fatkeqe u gjet pa ndjenja mëngjesin e së martës, raporton abcnews.al.

Autori i vetëdorëzuar, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka pranuar krimin, ndërsa ndaj tij rëndon akuza vrasje nga dhe dhunë në familje.

Si ndodhi ngjarja

Krimi u krye mëngjesin e së martës, në shtëpinë ku jetonte 84-vjeçarja me të birin 59-vjeçar.

E moshuara kishte probleme me lëvizjen dhe shikimin.

Ajo që rezulton nga hetimet e policisë është se autori i ka marrë jetën së ëmës nga goditjet e forta me duar por edhe me sende të forta.

Sipas të njëjtave informacione, gjatë natës 84-vjeçarja e i ka kërkuar të birit një gotë ujë. Më pas ai është ngritur dhe është turrur drejt saj duke e rrahur për vdekje. Menjëherë më pas ai hoqi të gjitha rrobat e saj nga trupi i pajetë i nënës së tij.

E moshuara është gjetur e pajetë nga djali tjetër dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

Autori pasi ka lënë të ëmën pa ndjenja është kthyer në shtratin e tij për të fjetur. Kur u zgjua në mëngjes kuptoi se e ëma kishte vdekur./abcnews.al/