2023 po kthehet në makth për tifozët e Milan. Nga njëra anë rezultatet jo pozitive në Serie A, nga ana tjetër disfata e rëndë në derbin kundër Inter, në finalen e Superkupës, plus dëmtimet e shumta.
Si të mos mjaftojë kjo situatë, gjërat nuk po shkojnë mirë as në merkato, Pas rinovimit të kontratës me Bennacer, gëzimi ishte i madh, por gjërat nuk po shkojnë mirë kur bëhet fjalë për Rafa Leaon.
Palët jo vetëm që nuk janë pranë një akordi, por as që parashikohet një takim i afërt. Motivet janë të shumta, duke nisur nga oferta e Milanit dhe deri tek pagesa për agjentet.
(BalkanWeb)