Policia ka vënë në pranga 42 vjeçarin Altjon Sulejmani, djalin e dy të moshuarve, banesa e të cilëve u dogj një ditë më parë në lagjen “15 Tetori” të Fierit.
Nga hetimet paraprake, ka rezultuar se ka qenë djali i të moshuarve që i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit, ka mbyllur derën që të mos dilnin nga banesa dhe më pas është larguar.
Po nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka ushtruar më parë dhunë ndaj prindërve të tij.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.