Banorët e Moria kanë bllokuar unazën në zonë, duke protestuar kundër informacionit që qarkulloi për shkatërrimin dhe ndërtimin nga e para të strukturës së kampit të refugjatëve që u dogj nga zjarri i një dite më parë.
Banorët kanë vendosur gurë dhe sende të tjera në rrugë, në mënyrë që të parandalojnë lëvizjen e automjeteve të rënda për të shkuar drejt kampit.
Ndërkohë autoritetet kanë deklaruar se gjatë ditës së sotme do të kryhen të gjitha veprimet e nevojshme për strehimin e menjëhershëm të personave në nevojë dhe familjeve të Morias, në zona të projektuara posaçërisht.
Ministria e Emigracionit dhe Azilit deklaroi se pas zjarrit të djeshëm struktura ishte evakuuar pjesërisht pa viktima. Të miturit e pashoqëruar u transportuan jashtë Lesvosit, një anije lundroi në mënyrë që të mos kishte familje të pastreha gjatë natës.
Sidoqoftë, ai sqaroi se zjarri i dytë që shpërtheu natën e kaluar dhe shkatërroi pjesën më të madhe të strukturës “ndaloi punën për restaurimin”.
“Shqetësimi kryesor i shtetit ishte siguria e të gjithë atyre që u prekën nga zjarri. Padyshim që sjelljet shantazhuese nuk do të tolerohen” tha ai.
ora tv