Prej gjashtë ditësh, një lagje e tërë në qytetin e Elbasanit po përballet me një situatë alarmante për shkak të tymit dhe ndotjes që vjen nga djegia e mbeturinave në një landfill të vendosur pranë zonave të banuara. Banorët raportojnë probleme serioze shëndetësore si vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, djegie fyti, marrje mendsh dhe shqetësime të tjera që po prekin në mënyrë të veçantë fëmijët.
Denoncimi 1:
Pershendetje JOQ! Ju lutem ta publikoni kete sms. Jam nje qytetar i Elbasanit dhe jemi nje lagje e tere qe po mbytemi nga tymi i plehrave! Eshte dita e 6 sot dhe po na behet e pamundur qe te marim fryme. Kemi probleme me frymemarjen, dhimbje koke, marje mendsh, djegie fyti etj. Po na semuren femijet. Ju lutem po ju shkruajme juve si faqe qe ta ngrejme zerin nepermjet jush sepse nuk ke ku te drejtohesh, nuk do t’ja di asnjeri! Po behet masaker! Eshte ndertuar landfilli ne zone te banuar qe eshte ne kundershtim me cdo ligj! Po na helmojne.
Situata është bërë e padurueshme, pasi tymi i bardhë dhe era e rëndë e djegieve, përfshirë llastikun dhe mbetjet plastike, kanë përfshirë zonën, teksa administratori i EcoElb, Leli Kaja ka thënë se zjarri është pasojë e temperaturave dhe tejmbushjes së vendgrumbullimit, por nuk jep shpjegim se përse mbeturinat nuk janë asgjësuar. Banorët janë detyruar të mbyllin dritaret dhe të izolohen brenda, por ndotja vazhdon të depërtojë në banesa. Ata thonë se landfilli është ndërtuar në kundërshtim me çdo ligj dhe standard mjedisor, pasi ndodhet fare pranë shtëpive të tyre dhe po i helmon dita-ditës.
Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Ata kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të djegies së plehrave dhe zhvendosjen e landfillit nga zona e banuar, duke paralajmëruar se nëse institucionet vijojnë të heshtin, situata do të përshkallëzohet dhe shëndeti publik do të pësojë pasoja të rënda.
Denoncimi 2
Persh JOQ! Jam banore e qytetit te Elbasanit dhe doja t’ju shkruaja ne lidhje me landfillin me djegien e plehrave. Kemi disa dite qe po mbytemi nga tymi i plehrave. Na i kane sjelle ngjitur me shtepite, nuk lejohet me asnje vend te botes. S’po marim dot fryme po semuremi bashke me fëmijët, tym i bardhe dhe ere llastik, ere e rende. Ju lutem publikojeni. Keto foto jane sot kemi mbyll dritaret sepse nuk durohet aroma