“Do ja ha veshin”, Rama “thumbon” Kryemadhin dhe fton Bashën: Dialog, harroje ultimatumin

0
162

Kryeministri Edi Rama ka ftuar Lulzim Bashën që të pranojë dialogun dhe të ulen në një tryezë për të diskutuar për tre nismat e opozitës dhe mos të kërcënojë me ultimatume.

Nuk po zgjatem shumë, por edhe njëherë, unë e kuptoj dhe në këtë rast të gjithë e kuptojnë se përse të duhet kjo Lulzim kjo retorikë e trimit të madh që nuk ka shokë shumë dhe ka përballë frikacakë që nuk ja dalin dot të ballafaqohen me sfidat e këtij trimi, kjo është shumë e qartë, por edhe njëherë, do ta bëj këtë parantezë deri kur të humbas shpresën dhe të mos angazhohem më në këto debate, respekto që të të respektojnë.

Nuk mundet dot ti dhe dikush qoftë individ apo forcë politike që në përpjekje për të realizuar një objektiv të vetin të dhunojë verbalisht  rivalin, kjo nuk funksionon. Fatkeqësia është që e ke provuar shumë shpesh dhe aq herë të është kthyer pas dhe aq herë kë mbajtur këto fjalime me orët që kanë ardhur, momentin, me lirimin e pengjeve, se këtu u bënë të gjithë pengjeve dhe nuk e dimë kush është pengmarrësi. Mos dil këtu si “Bëni që ecën vetë” natën në pyll dhe këndon që të mundë frikën.

Nëse do të bësh procese në këtë parlament bashkë me ne për ato nisma që ke lancuar duhet të kuptosh që ne nuk kemi kohë për të humbur, por angazhohemi për t’i bërë seriozisht. Jo vetëm me shifrat por edhe me gërmat ke probleme. Këto bëhen me dialog mes përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së që bën mirë ti respektosh nëse nuk do ta ndërpresim këtë mënyrë komunikimi dhe të mos ta kthejmë me mos respekt. Nëse mendon se do të bësh nisma dhe amendamente me ultimatume, këto harroji”.

Kryeministri “thumboi” edhe Kryemadhin në momentin që Lulzim Basha përmendi kafshimet. “Se dole deri te kafshimet se ke qenë aleat me dikë që kafshonte deri dje. Goxha burrë. Se nuk je goxha burrë prandaj e the. Nuk je në ëndërr është ora 12 e drekës, zgjohu lëri këto. Kafsho, kafsho. E di nga e ke, aleati që ke pasur në krah, kafshime në vesh në qafë” tha Rama, duke iu referuar “kërcënimit” të Monika Kryemadhit në 17 Maj 2020 pas shembjes së teatrit, që tha se “Jam këtu për të protestuar aq sa kam mundësi të bëj sot. Unë do ja ha veshin Edi Ramës kaq po u them” tha Kryemadhi asokohe./ Abcnews.al