Bebe Rexha e ka treguar gjithmonë me shumë krenari prejardhjen e saj dhe ka premtuar se do të ndajë më shumë me fansat e saj rreth kulturës shqiptare.
Dhe këtë premtim po e mban pasi shpesh bën postime për shqiptarët, mes tyre edhe postime me humor.
“Shqiptarët nuk kanë pemë familjare, ne kemi pyll familjar!”
Teksa Bebe po shijon pushimet në ishujt Turks dhe Caicos vëmendjen e ka marrë edhe unaza e saj e arit si dhe mbishkrimi krahas fotos:
Pak rock and roll në plazh nuk i bën keq askujt. Kam vënë stoli monedhë prej ari turke që është një pjesë e madhe e kulturës shqiptare. Zakonisht këto i merr si dhuratë kur martohesh, por unë i kam blerë vetë”, ka shkruar ajo.
Vihet re se një ndjekëse i ka shkruar artistes se i shkon shumë dhe kjo e fundit nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet shqip:
“Faleminderit zemër”.
© SYRI.net