Ish-sulmuesi italian, Bobo Vieri, shquhet për komentet e tij pikante. Një të tillë e ka bërë edhe pas ndeshjes Juventus-Barcelona, ku katalanasit triumfuan me rezultatin 0-2. Në një prononcim për “CBS Sports”, Vieri u shpreh:“Barcelona ishte mahnitëse. Nuk e di sesi ata arritën të humbisnin kundër Realit. Juventusit kishte mundësi t’i shënonte gjashtë apo shtatë gola me lehtësi. Luajti për mrekulli.
Mesi është magjistar, ai është Herri Poteri i futbollit. Kur ai të ndalet së luajti unë do ta hedh TV-në. Nuk do të punoj në TV më, do të shikoj Netflix, sepse kur ai mos luaj më nuk kam çfarë të shikoj tjetër”, deklaroi Vieri.
PANORAMASPORT.AL