Legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka folur për të ardhmen e Lionel Messit.
Gjatë një interviste për “Marca”, braziliani theksoi se Leo është me një këmbë larg Barcelonës, por vetëm triumfi në Champions do të ndryshonte mendimin e 6 herë fituesit të Topit të Artë.
“Nuk arrij ta imagjinoj që drejtuesit e rinj të klubit do ta bindin Messi-n që të ndryshojë mendim. Ky do të jetë sezoni i fundit i Leo Messi-t te Barça”, ka thënë braziliani.
“Barcelona nuk ka burimet për ta mbajtur dhe Messi do të ketë oferta më të mira nga ana e skuadrave të tjerë. Kësaj duhet t’i shtojmë faktin se Barça do të bëjë disa shkurtime të rrogave”.
“Vetëm nëse fitojnë Champions-in ose La Liga-n, pse nëse Koeman do të jetë në gjendje të ndërtojë një skuadër që luan mirë, vetëm kështu Messi mund të ndryshojë mendim”.
“Por e përsëris: kam frikë se do të jetë sezoni i tij i fundit te Barcelona. Sigurisht, një gjë shumë e trishtë”, tha Rivaldo.
© SYRI.net