Videoja e një qytetari në Aleksandropoli duke dalë në rrugët e qytetit dhe duke “arrestuar” emigrantë ka ngjallur zemërim tek të gjithë. Astrit Tota, një emigrant shqiptar nga Kukësi dëgjohet duke folur për 25 emigrantë teksa hap rimorkion dhe i tregon.
Ai madje fajëson emigrantët për zjarret e ditëve të fundit në Evros.
“Do të na djegin. I gjithë vendi është mbushur me marrëzinë e tyre. Ata janë betuar se do të na djegin,” thotë ai.
Mobilizimi i autoriteteve ka qenë i menjëhershëm dhe pronari i mjetit është arrestuar. Sipas njoftimit të Policisë greke, në kamion ndodheshin 13 emigrantë.
Përveç pronarit të makinës, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë që dyshohet se e kanë ndihmuar.
/abcnews.al