U hodh sot në ambientet e “Air Albania Stadium” shorti i kalendarit të Kategorisë së Dytë. Ashtu si në 2 kategoritë e tjera, edhe në të Dytën, situata paraqitet kaotike, teksa nuk është përcaktuar ende një datë e saktë se kur topi do fillojë të lëvizë.
“Për datën e nisjes së kampionatit do t’ju njoftojmë javën e ardhshme”, u tha nga drejtuesit e FSHF-së gjatë hedhjes së shortit. Rrumpalla duket se do të vazhdojë, teksa kalendari u hodh pa data.
PANORAMASPORT.AL