“Do t’ju vras të gjithëve”, burri me probleme mendore vret tre gra, mes tyre shoqja e Melonit

0
1286

Një burrë ka qëlluar në një zyrë pronësie dhe ka vrarë tre gra në Fidene të Romës.

Gratë janë identifikuar si Sabina Sperandio, Elisabetta Silenzi dhe Nicoletta Golisano.

Katër persona të tjerë u plagosën, disa në gjendje të rëndë. Ndërhyrja e menjëhershme e policisë e alarmuar nga thirrjet e shumta bëri që autori, një 57-vjeçar i identifikuar si Claudio Campiti u arretsua dhe ndodhet në paraburgim.

Sipas ekspertizës autori vuante nga çregullime të shëndetit mendor.

Ai kishte marrë armën mëngjesin e së dielës në poligonin e qitjes Tor di Quinto në Romë, pa e kthyer.

Autori qëlloi të paktën 4-5 të shtëna kundër bordit drejtues të Konsorciumit.

Atij i ishte refuzuar licenca për armë zjarri pas informacionit të dhënë nga karabinierët e vendit ku ai jetonte, në provincën e Rietit, që kishin raportuar për mosmarrëveshjet e vazhdueshme me Konsorciumin.

"Do t'ju vras të gjithëve", burri me probleme mendore

Një dëshmitar në momentin e vrasjes tha:

“Vrasësi mbylli derën dhe bërtiti “Do t’ju vras ​​të gjithëve” – ​​Ai hyri në dhomë, mbylli derën dhe bërtiti do t’ju vras ​​të gjithëve dhe filloi të qëllonte”.

 “Mendova se do të vinte të firmoste sepse po mblidhja firmat e të pranishmëve dhe në vend të kësaj ai doli përpara, nxori armën dhe filloi të gjuante, pastaj më thonë se arma u bllokua dhe të tjerët e shtrinë përtokë,” vijon ai, citon TG Com.

Kryeministrja Giorgia Meloni tregoi se një nga gratë e vrara ishte mikesha e saj Nicoletta Golisano.

Në një postim në Facebook, ku i dërgoi ngushëllimet familjes së zonjës Golisano, zonja Meloni tha se do ta kujtonte gjithmonë shoqen e saj për të qenë “e bukur dhe e lumtur”.

"Do t'ju vras të gjithëve", burri me probleme mendore

“Nicoletta ishte një nënë, një shoqe e sinqertë dhe e matur, një grua e fortë dhe e brishtë në të njëjtën kohë.

Por mbi të gjitha ajo ishte një profesioniste me një ndjenjë detyre jashtë të zakonshmes… Nikoletta ishte shoqja ime. Nuk është e drejtë të vdesësh kështu. Nicoletta ishte e lumtur dhe e bukur me fustanin e kuq që bleu për festën e ditëlindjes së saj të 50-të disa javë më parë. Për mua ajo do të jetë gjithmonë e bukur dhe e lumtur kështu,” tha ajo.

"Do t'ju vras të gjithëve", burri me probleme mendore