“Do t’u vras!” Zbardhet procedimin ndaj Dhurata Saliajt, si i kërcënonte fëmijët dhe mbesën

0
310

Ora News ka zbardhur procedimin penal që është bërë kundrejt Dhurata Saliaj, bashkëshortes së Kudret Saliaj, i cili u vra sot nga babai i Dhuratës në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.

Dhurata ëhstë dënuar me arrest shtëpie për veprën penale dhunë në familje në tetor të vitit 2020.

Ndërsa, në diskutimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës thuhet se ka qeën shtetasja, Saqine Saliaj, vjehrra e Dhuratës, ajo që ka kallëzuar në organin e policisë se nusja e djalit të saj, pasi sipas saj, e pandehura ka ushtruar dhe ushtron në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike ndaj saj dhe fëmijëve.

Kallëzuesja ka deklaruar se e pandehura e ka marrë disa herë në telefon dhe e ka kanosur me fjalët: “Do të vras ty, mbesën dhe gocën,” dhe fjalë të tjera kërcënuese.

Ndërkohë, shtetasja Françeska Saliaj, vajza e mitur e të kallëzuarës ka deklaruar se në datën 02.10.2020 ka qenë duke luajtur me vëllain e vet në lagje, kur ka ardhur babai i saj dhe pasi kanë hyrë në shtëpi ka dëgjuar se babai po i tregonte gjyshes se mamaja e saj kishte folur me persona të ndryshëm.

Ajo është shqetësuar dhe ka humbur ndjenjat. Në darkë kur po qëndronte në shtëpi ka dëgjuar që mamaja e saj ka telefonuar gjyshen dhe e ka kanosur me fjalët se do ju vendos njerëz nga mbrapa për t’ju vrarë.

Gjithashtu kjo shtetase deklaron se mamaja e saj kishte rreth tre muaj që nuk sillet mirë me të dhe vëllain e vogël, pasi i kanos me fjalë, i qëllon në fytyrë, i pickon, ndërsa vëllanë e ka goditur në fytyrë dhe me bërryl në pjesën e sipërme të vetullës, e më pas i ka thënë nëse i tregon babit do të hedhë nga ballkoni.

Po ashtu, është pyetur nga organi i policisë edhe shtetasi i mitur E. S., i cili ka deklaruar se mamaja e tij nuk sillet mirë me të, e godet dhe e kanos me fjalët “do të vras dhe do të mbys me litar.”

Ai ka parë disa mesazhe që ajo i dërgon personave të ndryshëm me përmbajtje: “o zemra ime, të dua shumë, kur do takohemi,” dhe për këtë shkak ajo sillet ashpër me të.

Është pyetur gjithashtu nga organi i policisë edhe shtetasja Kjara Saliaj, e cila ka deklaruar se nusja e xhaxhait të saj në datën 02.10.2020 ndërsa ka qenë në banesën e gjyshes, këtë të fundit e ka telefonuar Dhurata dhe e ka kërcënuar me fjalë të tilla si “do t’ju vras fare, do t’ju shuaj fare”.