Modelja e njohur, Beniada Nishani ka treguar sot përmes disa videove në Instagram një shqetësim që po has në Tiranë, madje ajo ka një thirrje për gjithë policët.
Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka zbuluar se deri tani ka marrë 4 gjoba dhe të 5 e mori ditën e sotme.
Kjo për shkak se nuk ka një garazh apo vend ku të lërë makinën te lagjja ku ka shtëpinë dhe e parkon në një vend ku nuk lejohet.
Bukuroshja bionde shprehet se e di se nuk lejohet të parkohet aty, por makina e saj nuk bezdis se është vogël. Pastaj shprehet se do të vendos targën e mjetit të saj në “Instagram” që të mos i vendosin më gjobë.
Në fund, modelja seksi shton se do të gjejë një parkim për makinën e saj, pasi do vazhdojë të marrë gjoba. Madje postoi edhe foton ku tregon se kishte marrë gjobën e pestë.
“Doja me thënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos foton e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba.
© SYRI.net