Do vrisnin biznesmenin me tritol në Elbasan, shpallen fajtorë dy të pandehurit, njëri prej tyre kushëriri i “Ujkut të Vetmuar”

0
2318

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Elbasanit, që shpall fajtor dhe dënon me burg dy të pandehurit, që tentuan të vrisnin 6 vite më parë biznesmenin Fuad Verzivolli, duke i vendosur tritol në makinë.

Kështu është lënë në fuqi vendimi me burg për Astrit Sinanaj, i akuzuar për disa vepra penale dhe Thanas Thoma, i akuzuar për moskallëzim të krimit.

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në datë 06.05.2017, është marrë njoftim nga salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, se në lagjen ”Luigj Gurakuqi”, pranë Teatrit Skampa Elbasan, poshtë një mjeti tip Volkswagen, në pronësi të shtetasit me iniciale F.V, është gjetur një pako e dyshimtë me lënde plasëse, e telekomanduar e cila u ç’aktivizua nga policia. I akuzuar për këtë ngjarje është shtetasi me iniciale A.S si dhe shtetasi me iniciale Th.Th për “Moskallëzim i krimit”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan , ka zhvillua gjykimin lidhur me çështjen penale që i përket të  pandehurit me iniciale A.S, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave” e mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,  “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”,  parashikuar nga neni 79/ë, 22,  278/1, 152/1 dhe 323/1 të Kodit Penal si dhe të pandehurit me iniciale Th.Th, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “ Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 331, datë 08.07.2020 ka vendosur:

⦁ Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, për kryerjen e veprës penale  “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, e mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 79/ë e 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 20 (njëzet) vjet burgim.

⦁ Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me (5 pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim prone me eksploziv”, mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenët 152/1 dhe 22 Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 2 (dy) vjet burgim.

⦁ Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, për kryerjen e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, e parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 2 (dy) vjet burgim.Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin përfundimisht të të pandehurit A.S, me një dënim të vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.
⦁ Deklarimin fajtor të të pandehuri Th.Th, për kryerjen e veprës penale të  “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite,  dënimin e tij me 10 (dhjetë) muaj burgim.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim i pandehuri me iniciale A.S, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm ose në alternativë të deklarimin fajtor të pandehurit me kohën e paraburgimit për veprën penale të “Largimit nga vëndi i qëndrimit”. 

Gjithashtu dhe mbi ankimin e të pandehurit me iniciale Th.Th, i cili kërkoi ndryshim e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm dhe kthimin e akteve gjykatës së shkallës së parë.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr. 10-2021-135/33, datë 27.01.2021 ka vendosur:

-Prishjen e vendimit nr. 331 datë 08.07.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe kthimin e akteve për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, ka ushtruar rekurs viktima e veprës penale shtetasi me iniciale F.V, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr. 10-2021-135/33, datë 27.01.2021 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 331, datë 08.07.2020 të Gjykatës së Rrrethit Gjyqësor Elbasan.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr. 00-2021-878, datë 11.11.2021, ka vendosur.

-Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi F.V kundër vendimit nr. 10-2021-135/33, datë 27.01.2021 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr. 558 (13-2022-5243), datë 11.11.2022 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, me masë sigurimi “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale,  për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, e mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79/ë e 22 të Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 20 (njëzet) vjet burgim.

⦁ Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, me masë sigurimi “arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 5 (pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, me masë sigurimi “arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Shkatërrim prone me eksploziv”, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 152/1 dhe 22 Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 2 (dy) vjet burgim.

⦁ Deklarimin fajtor të të pandehuri A.S, me masë sigurimi “arrest në burg”,  për kryerjen e veprës penale “ Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, e parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite, me 2 (dy) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin përfundimisht të pandehurit A.S, me një dënim të vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

⦁ Deklarimin fajtor të të pandehuri Th.Th, me masë sigurimi “detyrimin për paraqitje në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, e parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij, në bazë të kësaj dispozite  me 10 (dhjetë) muaj burgim.

Çështja në apel, u gjykua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale A.S, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe pushimin e gjykimit për kryerjen e veprave penale të parashikuar nga nenet 79/ë, 22, 152/1, 22 dhe 278/1 të K.Penal, duke e deklaruar fajtor vetëm për kryerjen e veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vëndi i qëndrimit”dhe në alternativë, prishjen e vendimit objekt shqyrtimi dhe kthimin për rigjykim të çështjes në shkallë të parë me tjetër trup gjykues 

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 24.04.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Sokol Pina dhe anëtarë  znj. Valbona Vata dhe z. Valbon Cekrezi , vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 558 (13-2022-5243), datë 11.11.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Kush është Astrit Sinanaj?

Astrit Sinanaj njihet edhe si kushëriri i Julian Sinanajt, i cili mban edhe nofkën ‘Ujku i Vetmuar’.

Julian Sinanaj është dënuar me 30 vite burg. Ai ka rrëfyer për grupin hetimor se ka ndërtuar bombën, e cila më pas u vendos në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.Ka vrarë biznesmenin Agron Çela në Vlorë, peshkatarin Sokol Veizaj në Orikum, ka vendosur tritolin në shtëpinë e Ardian Kollozit deputet i PD, si dhe do të vriste biznesmenin e gazit Piro Bare.Për bashkëpunimin me drejtësinë Sinanaj i shpëtoi burgimit të përjetshëm dhe u dënua vetëm me 30 vite burg.

ORA news