Do vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon Leonard Luzin dhe Amarildo Nikollin

0
2

Gjykata e Posaçme ka dënuar anëtarët e grupit kriminal që planifikuan të vrisnin Ines Hajrullën dhe Ervis Matodashajn në Vlorë.

Togat e zeza miratuan prezencën e SPAK duke dënuar me nga 11 vite Leonard Luzin e Muharrem Korroveshin dhe 2 vite e 9 muaj burg Amarildo Nikollin, që fitoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Luzi dhe Koroveshi dyshohen si personat që ishin të interesuar për vrasjen e Ines Hajrullës dhe Ervis Matodashaj. Gjatë leximit të vendimit, Luzi shpërtheu ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe përfaqësuesve të SPAK me fyerje e kërcënime.

Mësohet se gjatë leximit të vendimit Leonard Luzi shpërtheu ndaj bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe prokurores së SPAK me tone kërcënuese. “Do e shikojmë kur te dal nga burgu”.