Dogana greke në pikën kufitare të Kakavijës do të mbajë një grevë të premten (28 Shkurt).
Gazetari Elidon Berberi raporton, duke cituar burime, se greva do të nisë nga ora 08:00 deri në 24:00 (me orën greke). Përveç ambulancave dhe makinave funerale, asnjë mjet transporti nuk do të ketë leje kalimi.
Në këto kushte, ndërsa mjetet mbeten të bllokuara, qytetarët që ecin në këmbë do të kenë mundësi të kalojnë kufirin./abcnews.a