Dogji flamurin e Shqipërisë në mes të Sarandës, shpallet në kërkim minoritari Manol Vito

0
338

Minoritari grek Manol Vito, i cili në 15 qershor dogji dy flamuj kombëtar të Shqipërisë në Sarandë, është shpallur në kërkim nga policia.

Dyshohet se ai ka kaluar ilegalisht kufirin për në Greqi, ndërsa akuzohet për “Nxitje të urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërim i Republikës dhe simboleve të saj”.

Veprimi i tij ka nxitur protesta dhe zemërim, ndërsa shoqata “Djemtë e Labërisë” ka dalë të protestojë ditën e djeshme para Konsullatës greke në Gjirokastër.

Por shoqata është gjobitur nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor me 5 milionë lekë të reja.

Gjoba është vendosur, pasi nuk janë zbatuar edhe rregullat e distancimit social, të konfirmuara nga ISHSH.

Fleta e gjobës i’u është dorëzuar tre prej organizatorëve të këtij tubimi, menjëherë pasi kanë deklaruar përfundimin e protestës, ndërsa 9 persona u shoqëruan në polici

News bomb