Policia e Korçës vazhdon kërkimet për të gjetur 45-vjeçarin, Bledar Trëndafili, i cili dogji me benzinë 5 ditë më parë ish bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili.
Policia i ka shtrirë kërkimet tek familjarët dhe të afërm të 45-vjeçarit në rrethinat e Korçës, por deri tani pa rezultat. 45-vjeçari njihej si konsumues alkooli dhe lëndësh narkotike dhe manifestonte shpesh sjellje të dhunshme në familje, edhe pse ndaj tij nuk është bërë denoncim në polici.
Çifti Trëndafili prej 4 muajsh jetonin të ndarë dhe Gjykata e Korçës thotë zyrtarisht se nuk ka padi të depozituar për zgjidhje martese.