Policia e Kavajës ka arrestuar një shtetas 44-vjeçar të identifikuar si Artan Sina, banues në Rrogozhinë, i cili dyshohet se ka djegur qëllimisht një sipërfaqe toke, duke dëmtuar dhe një magazinë me prodhime bujqësore.
44-vjeçari akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë: Kavajë
Dogji me zjarr një sipërfaqe toke, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. S., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke dhe ka demtuar pjeserisht magazinën me prodhime bujqësore të shtetasit S.Ll.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
fax web