Will Smith ka bërë një rrëfim tronditës ku është shprehur se kishte menduar të vriste babain e tij për t’u hakmarrë pasi kishte abuzuar me nënën e tij. Në një rrëfim nga kujtimet e tij, Me, të botuar në revistën People, aktori flet për mjedisin toksik në të cilin ka jetuar me babain, Willard Carroll Smith Sr. dhe nënën Caroline Bright.
“Babai im ishte i dhunshëm por ai ishte gjithashtu në çdo lojë dhe recital. Ai ishte alkoolik, por ishte i matur në çdo premierë të filmave të mi. Dëgjonte çdo regjistrim, vizitonte çdo studio.”, tha ai. “Kur isha 9 vjeç, pashë babain tim duke goditur nënën time në kokë aq fort sa u rrëzua. E pashë gjakun përtokë.“, shtoi ai.
Will kujtoi në libër se si ndihej për babain vite më vonë, pasi u diagnostikua me kancer. “Një natë, ndërsa e çova nga dhoma e gjumit drejt banjës, një errësirë u ngrit brenda meje. Si fëmijë gjithmonë i thoja vetes se një ditë do të hakmerresha për nënën. Se kur të isha mjaftueshëm i madh, kur të isha mjaft i fortë, kur të mos isha më frikacak, do ta vrisja”. /abcnews.al