Doktori humb Kalanë/ Ish-kandidatja largohet nga PD, akuza të forta Berishës

0
2

Nga Teatri Kombëtar tek Teatri i Doktorit, qëndrestarja e lirisë nuk mban më. Adriana Kalaja ka njoftuar largimin nga Partia Demokratike me akuza të forta, ndaj doktorit, besnikëve e tradhëtarëve.

“Nuk mund te vijoj të bëhem pjesë e një teatri absurd. Normal me barbarinë e Kodit të propozuar nga disa deshtakë që Berisha i bëri deputetë e askush nuk mban përgjegjësi, por mbi të gjitha me mosreagimin e Berishës dhe strukturave drejtuese për të parandaluar një konflikt të brendshëm që na çoi drejt humbjes. Për të mos thënë me bekimin e tyre (disave).”

Por tradhëtinë kryesore, Kalaja thotë se e ka ndjerë më shumë në zgjedhjet e 11 majit. Doktori e quan luftëtarë kundër Ramës, por para saj, zgjodhi Tabakun. Paska qenë sherr grash, armiku ishte brenda.

“Ndërkohë, pa hyrë në skandalin që ndodhi me primaret e ku nuk u mor asnjë masë, argumentoj se nuk legjitimohem të ngrihem kundra banditit Rama, kur një i ngjashmi i tij si Shkëlqim Hoxha, më vjedh votat brenda partisë. Nuk mund të flas kundër Sara Miles e Sudeve të PS, kur Sude Tabakut ja mbushën kutite me vota regjimi i Edi Ramës.”

Por, Kalaja tregohet e kujdesshme. Ajo thotë se do të tërhiqet deri në një moment reflektimi. Dhe nuk kërkon dorëheqjen e Berishës, ashtu siç as vetë nuk dorëhiqet nga posti madhështor që ka në selinë blu, si Gjykatëse e Apelimit.

Ajo ende shpreson se fryma që ka harxhuar te protestat kundër Erion Veliajt, do i shpërblehen nga doktori.

“Minimalisht, të gjithë neve që kontribuam për mandatet e atyre që na zgërdhinë në hu e në gaz, qe çfarë nuk na akuzuan, duhet të na kërkohet falje. Do rikthehem të kontribuoj njësoj në PD, kur Berisha te riorganizojë nga e para PD, jo bazuar në miqësira e qoka, por në kontributet dhe meritat e gjithë secilit.”/abcnews.al