Doktori rumun i apiterapisë zbulon magjinë e shërimit me bletë: Si antibiotikët nuk po funksionojnë

0
109

Dr. Stefan Sangaciu është eksperti rumun i apiterapisë, që njihet si një praktiktë e vjetër por që ka shumë përfitime te shendeti i njeriut.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se si mjekësia moderne po anon drejt asaj alternative dhe këtë e kanë treguar statistikat, pasi shhumë pasi shumë baktere që po vrasin njerëzit nuk mund të kurohen përmes antibiotikëve.

“Mjekësia modern në 100 vitet e fundit është drejtuar drejt mjekësisë klinike, edhe për shkak të kësaj mjekët mësojnë më shumë për metodat e klinikës dhe jo asaj alternative. Nuk kanë kohë që të mësojnë për shumimin, por kjo po ndryshon dhe doktorët tani po mësojnë që doktorët nuk mund të mësojnë infeksionet. Ka shumë baktere të forta që po vrasin njerëzit dhe antibiotikët nuk i vrasin dot, pasi nuk po funksionojnë më. Statistikat në SHBA thonë se 100 mijë amerikanë vdesin për shkak të këtyre sëmundjeve dhe infeksioni përhapet dhe me antibiotikë asgjë nuk funksionon. Njerëzit ecin nëpër spitale dhe këto baktere dështojnë nga produktet e bletës pasi nuk mund të mbrohen sepse kanë mësuar se si t’i luftojnë për miliona vjet. Pra, ata që rrisin bletët marrin këta antibiotikë natyrale nga bletët dhe funksionojnë shumë shumë mirë. Tani në kongrese ndërkombëtare, komfirmojnë se propolisi është më i mirë se antibiotikët”, tha mjeku.