Filloreta Raçi është komentuar shumë pas rënies drastike në peshë. Pavarësisht se shumë ndjekës e kanë pritur mirë ndryshimin, ka patur nga ata që janë shprehur kundër duke preferuar Fifin me disa kilogramë më shumë dhe më të thjeshtë si dhe duke e cilësuar se është bërë si “të tjerat”.
Autorja e hitit “Pa Galje” ka sqaruar arsyet që çuan në humbjen në peshë, ndërsa iu është përgjigjur dhe komenteve negative me të cilat është përballur kohët e fundit: “Për mesazhe të tilla unë kam vetëm një përgjigje. Unë çdo herë e kam dashur trupin tim si kur kam qenë 100 kg si tani 69 kg.”Ndërkohë, ajo vazhdon të komentohet shumë në rrjete sociale. Në një fotografi që ka ndarë me Luana Vjollcën, Fifi është kritikuar se është bërë plastikë ashtu sikurse të tjerat. “Plastikë asgjë bukur, po më vjen keq për Fifin doli nga rruga e zotit dhe kjo”, i shkruan një komentues. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CGvMOULHt6q/