Dolën nga mjeti për të parë dëmet pas aksidentit, por u përplasën nga një tjetër makinë, kush është viktima dhe tre të plagosurit rëndë

0
3

FOTO ILUSTRUESE

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, me pasojë vdekjen e 28-vjeçarit Gëzim Muçaj dhe plagosjen e tre pasagjerëve që udhëtonin në mjet me të, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci.

Fillimisht shoferi Gëzim Muçaj duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen,

Pasi ka dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët për të parë demet e makinës,  gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin Ismail Lace.

Ndërkohë Lace është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.