Doli mes lotësh, por tani kthehet në dramë. Ajo ndërhyrje e Toni Kroos i kushton shtrenjtë Pedrit, por dhe Spanjës. Federata Spanjolle e Futbollit me anë të një reagimi për mediat saktësoi se Pedri ka humbur pjesën tjetër të Evropianit si pasojë e dëmtimit të pësuar.
Pedri dola nga fusha duke çaluar, por ekzaminimet e detajuara vërtetuan se bëhet fjalë për një përdredhje të gjurit në shkallën e dytë.
(BalkanWeb)