Doli për të kërkuar qenin… Ende asnjë gjurmë nga 56-vjeçari në Elbasan, gjendet kafsha por jo ai

0
2

Ende asnjë gjurmë nuk ka nga 56-vjeçari, i cili u zhduk në Elbasan, teksa kishte dalë për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë.

Pas disa orësh kërkime në terren në fshatin Pashtresh, qeni është gjetur, por jo Pëllumb Toçi, personi i zhdukur.Pëllumb Toçi 56 vjeç shkoi të kërkonte qenin që ruan bagëtitë i cili kishte humbur në mal.Dyshohet se 56-vjeçari mund të ketë rënë në greminë në kanionet e Valëshit ndërsa banorë të zonës, policia dhe ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.