
Dom Gjergj Meta ka uruar të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë për Pashkën.
“Sot është e diela e pashkës dhe simboli më domethënës më shprehës i mëngjesit të Pashkës , është pikërisht varri bosh. Gratë dhe dy shekuj më pas shkojnë tek varri dhe shenja e parë që ata takojnë është pikërisht që ky varr është bosh. Varri është shenja e dekompozimit, kundërmimit. Është një simbol i fuqishëm, por varri bosh në mëngjesin e pashkëve do të thotë se Krishti nuk është aty, ai është ringjallur. Kam menduar në këto ditë kreshmës dhe pashkës për shumë varre të hapura, të ekzistencave të palumtura, varret të zemrave të vrara nga humbja e njerëzve të dashur, të ekzistencave të palumtura, varre të shkaktuara nga ekzistenca të nëpërkëmbura nga padrejtësi sociale, nga sistemet e korrupsionit, nga ata që përpiqen të shfrytëzojnë të tjerët, pasuritë e të tjerëve, kam menduar për varret e luftërave të ndryshme që janë të hapura sot nëpër botë. Shenja që ne jemi në pashkë do ishte që këto varre të ishin bosh. Do doja që në këto ditë pashke të dëgjoja zërin e fuqishëm të Krishtit që thotë çohu o ti që i përgjumur, ti që je ndër të vdekur çohu dhe jeto. Sa do doja që këto varre të ishin bosh. Të dashur miq në këtë të dielë pashkës dëshiroj t’iu uroj gëzuar pashkën, Krishti u ngjall, vërtet u ngjall.
Në Katedralen Shën Pali në Tiranë u mbajt mesha e shenjtë për të gjithë besimtarët katolikë e protestantë. Besimtarët u mblodhën për t’u lutur për më shumë shpresë e shëndet.
Në fjalën e tij Imzot Arjan Dodaj tha se kjo ditë duhet të jetë një ditë për më shumë shpresë e paqe ndërsa përcolli edhe një mesazh për politikën.
“Ne jemi të thirrur të jemi arsye shprese, të jemi kripa e tokës, drita e botës. I ringjalluri është i pranishëm në jetën tonë çdo herë që përsërisim fjalët e tij. Të lusim zotin që të fryjë një fllad i ri në shoqërinë tonë, duke filluar nga institucionet e politikës, drejtësisë, të kemi një fllad të ri për të bërë të mirën dhe mos u mundur nga hija e së keqes. Qoftë kjo një pashkë paqeje, për të gjithë vendin tonë, vëllezërit e motrat e sëmurë, të varfrit, të rinjtë e fëmijët dhe të gjithë ata që presin gjeste bamirësie”, tha ai
Me qirinjtë e lutjes në duar, që simbolizojnë dritën e përjetshme, të krishterët në Lezhë kanë kremtuar pashkët. Qindra besimtare ju bashkuan ritualit fetar të ringjalljes së Jezu Krishtit, që u mbajt mbrëmjen e së shtunës në katedralen e Shën Nikollit.
Në fjalën e tij para besimtareve ipeshkvi i Dioqezes së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale, ju bëri thirrje njerëzve e kryesisht burrave që të jenë me afër kishës të cilën e ka themeluat Jezusi.
Pas meshës së shenjtë e cila zgjati deri në mesnate besimtaret ju drejtuan shtëpive të tyre me dritën e jetës dhe mesazhin Krishti u ringjall. Pashka është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit, sikundër e tregon Besëlidhja e Re.
