Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë

0
195
President Donald Trump and first lady Melania Trump walk to board Marine One on the South Lawn of the White House, Wednesday, Jan. 20, 2021, in Washington. Trump is en route to his Mar-a-Lago Florida Resort. (AP Photo/Alex Brandon)

Donald Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë për herë të fundit si president. Helikopteri “Air Force One” me të cilin po largohen Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump zbriti në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, raportojnë mediat amerikane.

Ndihmësit e tij janë fotografuar duke transportuar kuti. Trump u foli shkurtimisht gazetarëve ndërsa u largua, duke thënë se kishte arritur shumë në detyrë dhe se ai dhe gruaja e tij Melania e donin popullin amerikan.

“Kemi kaluar katër vite të mahnitshme dhe kemi arritur shumë. Ne e duam popullin amerikan dhe ka qenë diçka shumë e veçantë,” tha Trump.

Pas ceremonisë në bazën ushtarake ai do të fluturojë për në Florida në vendpushimin e tij Mar-a-Lago, në Florida, përcjell abcnews.al.

Trump theu traditën e gjatë presidenciale duke mos marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij.

Ky udhëtim i fundit zakonisht quhet “Mision Ajror i Veçantë”. Paraardhësi i Trump, Presidenti i 44-të Barack Obama, u largua nga Uashington në një fluturim të njohur zyrtarisht si Misioni Special Ajror 44. g.v/abcnews.al