
Muzikanti i njohur, Sophie Xeon ndërroi jetë në një aksident të tmerrshëm në Athinë, ku ai jetonte kohët e fundit, raportojnë mediat britanike.
Artisti skocez 34-vjeçar, i nominuar dhe për çmimin Grammy mbahet mend për bashkëpunimet e tij me yjet e muzikës si Madonna dhe Charlie XCX.
Kompania “Transgressive” e DJ “Sophie” njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se artisti humbi jetën aksidentalisht pasi ra nga një lartësi, ku ishte ngjitur për të parë hënën e plotë.
Muzikantë dhe admirues të tij shkruan mesazhe ngushëllimi për vdekjen e parakohshme të muzikantit, i cili në vitin 2017 doli hapur si transgjinor në videon “Okay to Cry”.
Expres
