Dopingu, pezullohet Sinner/ Numri 1 i botës dënohet për doping

0
2

Buja ishte e madhe e diçka pritej.

Ishte e qartë se Janik Siner nuk do t’ia hidhte pa lagur çështjes së dopingut, dhe ja ku erdhi vendimi.

Agjencia Botërore e Antidopingut, UADA, njofton se ka arritur akord me numrin 1 të tenisit botëror të meshkujve për një pezullim 3 mujor.

Ky pezullim, për shkak të shkeljes së rregullave për dopingun nga ana e Sinerit marsin e vitit të kaluar, vlen që nga 9 shkurti deri në 4 maj.

Kjo do të thotë se italiani nuk do të humbasë Grand Slemin “Rolan Garros” në Paris, që është edhe objektivi I tij I madh pas fitores në Australian Open.

Njëzetetrevjeçari do të marrë pjesë edhe në turnetë e tjerë të rëndësishëm në Romë, Indian Uells, Majemi, Montekarlo e Madrid.

Siner doli pozitiv në kontroll antidoping në mars 2024, për substancën klostebol, ndonëse nuk pati dënim të menjëhershëm për të.

Kampioni nga Tiroli I Jugut është dy herë radhazi fitues në Australian Open, dhe një herë në US Open, pra duke pasur 3 tituj Grand Slem deri tani në karrierë e 19 gjithsej.

Fitues I gati 40 milionë USD në fushën e lojës, Siner cilësohet si pasardhës I denjë I yjeve të mëdhenj të tenisit si Gjokoviç, Nadal dhe Federer./abcnews.al