Dorëhiqen edhe drejtorët në Gramsh

0
2

Gramsh

Mbyllet procesi i dorëheqjeve edhe në Bashkinë e Gramshit pas ultimatumit të Kryeministrit Rama

Procesi i dorëheqjeve në administratën vendore është finalizuar edhe në Bashkinë e Gramshit, në vijim të ultimatumit të bërë nga Kryeministri Edi Rama për pastrimin e administratës nga drejtuesit joproduktivë. Sipas kryetarit të bashkisë, Besian Ajazi, deri më tani kanë dhënë dorëheqjen 9 administratorë të njësive administrative,drejtorët e dy agjencive pranë bashkisë ,të gjithë drejtorët e drejtorive bashkiake ,të gjithë përgjegjësit e sektorëve,si edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë.Zyrtarët e dorëhequr, me përjashtim të administratorëve që janë larguar me miratim do t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi për të përcaktuar më tej ecurinë e tyre në administratë. Ky hap vjen si pjesë e një reformimi më të gjerë në administratën lokale me synim rritjen e efikasitetit dhe përgjegjshmërisë në shërbim të qytetarëve.