Dorëhiqet nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, motra e tij u arrestua për mashtrim

0
96

Ka dhënë dorëheqjen nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Johan Sterjo. Ky i fundit është vëllai i Viola Sterjos, e cila u arrestua për mashtrimin e disa biznesmenëve nga Korça dhe Pogradeci.

Johan Sterjo ishte i komanduar në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Pogradecit. Ai mban gjithashtu detyrën e drejtorit të ujësjellësit.

Policia e Korçës arrestoi më 28 dhjetor ish-drejtoreshën e Ministrisë së Mjedisit, Viola Sterjo pasi akuzohet për mashtrim. Sipas policisë, 39 vjeçarja përfitoi nëpërmjet mashtrimit një shumë të konsiderueshme monetare nga qytetarët në Korçë në mënyrë që ata të përfitonin fonde monetare nga shteti.