Dorëzohet Kosta Grillo, humb jetën pas betejës së gjatë me Covid 19

0
186

Një lajm i zi për komunitetin e gazetarëve sportiv dhe futbollit. Gazetari dhe komentatori sportiv Kosta Grillo ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pas një beteje të gjatë me Covid 19.

Ai u infektua nga virusi në gusht të këtij viti dhe pas trajtimit në një spital privat në Shqipëri, me 12 gusht ai u nis për trajtim të specializuar drejt Turqisë pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Në 27 gusht ai u fut në terapi intensive.