“Dorëzohet” Mamardashvili, Spanja përmbys gjithçka ndaj Gjeorgjisë

0
50

Nuk mund t’i presë të gjitha goditjet, pavarësisht se dëshira është e madhe, me “gardianin” gjeorgjian të portë, Giorgi Mamardashvili, i cili me fillimin e pjesës së dytë ka pësuar edhe golin e dytë përballë “gjigantëve” të Spanjës.

Një aksion perfekt i djemve të Luis de la Fuente është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i mesfushës, Fabian Ruiz, i cili dërgon me shumë lehtësi në rrjetën gjeorgjiane një krosim, të Lamine Yamal. Rezultati shkon në 2 me 1. /i.m /abcnews.al