Dorëzohet Man Utd, ia hap dyert e largimit Ronaldos

0
153

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Manchester United gjatë verës që vjen.

Ylli portugez kështu mund t’i japë fund shumë shpejt eksperiencës së dytë me “Djajtë e Kuq”, shkruan “Gazeta Express”.

37 vjeçari nuk është i kënaqur me rrjedhën e përvojës së tij në “Old Trafford”, ku nuk ka qartësi në udhëheqësinë e klubit, ndërkohë që ekipi rrezikon të mbetet edhe jashtë Championsit.

Sot qarkulluan zërat se ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit do ta kërkojë largimin nëse United nuk përfundon në fund në Top 4.

Gjithashtu, në ditët e fundit ai është përplasur me bashkëlojtarin, Harry Maguire rreth shiritit të kapitenit.

E tash, mediat britanike shkruajnë se Man Utd është dorëzuar sa i përket përfaqësuesit portugez.

Mediumi britanik “The Mirror” raporton se klubi nga “Teatri i Ëndrrave” do ta lë të largohet Ronaldon gjatë verës nëse ai dëshiron të largohet, edhe pse ka kontratë.

Spekulohet se portugezi mund të përfundojë në Paris Saint-Germain.

Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të përfundojë në ligën amerikane – MLS. /Gazeta Express/