Hetimet që SPAK, ka iniciuar ndaj zv/kryeministres së pezulluar Belinda Balluku, kanë përparuar në marjen në pyetje të disa biznesmenëve që kanë përfituar fondet publike përmes tenderave që kanë fituar në disa nga Lotet e ndërtimit të Unazës së Madhe.
Nisja e fazës së pyetjes së biznesmenëve është kryer menjëherë pas zhvillimit të kontrolleve në bizneset e tyre dhe sekuestrimin e aparateve telefonike dhe paisjeve të tjera kompjuterike.
Shumë nga këto paisje tashmë janë kqyrur dhe njëherësh janë çuar për ekpertim kompjuterik në laboratorin e ekspertizës kibernetike në SPAK.
I pari që është thirrur për të dëshmuar është biznesmeni Ram Geci, i cili u paraqit në SPAK javën e kaluar dhe u mor në pyetje nga një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ndërkohë rradha për të marë fletë-thirjen nga SPAK është tek biznesmenët e tjerë, të cilët kanë zhvilluar bisedime apo dhe takime me ministren e Transportit dhe Energjitikës, Belinda Balluku.
Lista e biznesmenëve dhe zyrtarëve të ministrisë që do pyeten në SPAK është e gjatë, si Sindi Dushku, drejtoresha e Kabinetit të Ballukut, oligarku Sadik Ismailaj i “Alb-Star”, Pëllumb Salillari, biznesmeni Ilir Shtufi si dhe biznesmenët Gëzim Dani, Paqsor Buzi, Ylli Senka, Kujtim Arifaj e të tjerë mësohet të thiren në SPAK për të dëshmuar.
Sipas burimeve pranë prokurorisë së posaçme, emrat e tjerë të biznesmenëve që do thirren në ditët në vijim në SPAK janë Bledar Starova, Eduart Çohadari, Ardit Metaliaj, Iljan Metaliaj, Çuman Sejdiaj, Gramos Dalipi, Bledar Lloshi, Giovanni Pascale, Vladimir Pjetërgjokaj, Enea Kaçi, Basri Troci, Besmir Çako, Ervis Toska, Ergys Senka, Spartak Demiraj, Leonard Proko, Arbër Abazi dhe Artan Sako.
Të gjithë këta persona, kanë përfituar tenderat tek ministria e Transporteve, që drejtohej nga Belinda Balluku. Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria e posaçme, disa nga biznesmenët e mësipërm kanë marë takim me ministren Balluku, me qëllim ndarjen e loteve që do fitonin për kryerjen e punimeve në ndërtimin e Unazës së Madhe.
Aktualisht asnjë nga biznesmenët nuk është marë zyrtarisht nën hetim nga SPAK, por zv/kryeministrja e pezulluar, Belinda Balluku, akuzohet nga SPAK për paracaktim të fituesve në tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, si edhe për shkelje në 7 procedurat e lidhura me dosjen e Unazës së Madhe.
Më 31 tetor, SPAK e mori zyrtarisht të pandehur Belinda Ballukun, ndërsa disa ditë më pas caktoi masën e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit”, Pezullimit nga detyra dhe funksioni publik i Ministres së Transporteve dhe zv/kryeministres së vendit.
Mirëpo për shkak të përplasjes me qeverinë në Gjykatën Kushtetuese, SPAK më pas bëri një lëvizje të re, duke kërkuar në kuvend autorizimin për lejimin e arrestimit të Belinda Ballukut.
Kjo kërkesë ende nuk marë në shqyrtim për shkak se Komisioni i Mandateve, e ka shtyrë disa herë mbledhjen për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë së posaçme SPAK./EltonQyno


